Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot u takua me kryetarin e komunës së Pejës, Bashkim Ramosaj ku diskutuan për Garën Nacionale në Sport si dhe për Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe Garën Nacionale të Diturisë.
“Është hera e parë që nxënësin e kemi vënë në qendër të vëmendjes. Ne jemi shumë të kënaqur me organizimin dhe gatishmërinë tuaj në zbatimin e programit tonë si dhe me të gjitha arritjet e nxënësve tuaj. Me Programin Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi të marrin pjesë në Garën Nacionale të Sportit. Kjo garë do të përfshijë katër sporte; futsallin, volejbollin, atletikën dhe shahun. Garat do të organizohen në tri nivele, nivelin shkollor, komunal dhe atë republikan. Përmes kësaj gare të gjithë nxënësit do t’i shfaqin aftësitë dhe shkathtësitë e tyre dhe po ashtu ne do të kemi mundësi t’i identifikojmë talentët në sportet përkatëse”, tha Koordinatori Hoti, transmeton arbresh.info
Kurse kryetari i komunës së Deçanit Ramosaj shprehu vullnetin për mbështetjen e Programit Nacional për Rininë duke thënë se ne si komunë do ta mbështesim edhe garën në sport sikur se garat e tjera.
Komuna e Deçanit përmes Programit Nacional për Rininë vetëm në Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik ka pasur 447 nxënës fitues në të tri nivelet, ndërsa në Garën Nacionale të Diturisë ka pasur 819 nxënës fitues./Arbresh.info/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...