Google ADS

Sekretari i BIK-ut: Besa Ismailit do t’i shkëputet kontrata

14:24 | 4 Shtator 2019
M. A.

Me aderimin e Besa Ismailit në Partinë Demokratike të Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës do t’ia shkëpusë njëanshëm marrëdhënien e punës asaj dhe të gjithë të tjerëve në të ardhmën që veprojnë njësoj.

Sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu i ka thënë Sinjalit se qarkorja e që ndalon angazhimin aktiv të punëtorëve të BIK-ut në politikë do të vlejë edhe për profesoreshën e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismailin.

“Ai vendim qëndron dhe është fuqiplotë për të gjithë punëtorët e bashkësisë Islame. Nuk kanë të drejtë me u marrë në mënyrë aktive me politike. E njëjta vlenë edhe për zonjën e lartpërmendur. Ajo është qarkore që është fuqiplote, kështu që Besa Ismailit definitivisht do t’i shkëputet marrëdhënia e punës nga Bashkësia Islame”, ka thënë Sadriu.

Këtë si duket nuk e ka problem Besa Ismaili, e cila dje u entuziazmua kur shkoi edhe zyrtarisht në partinë e Kadri Veselit.

Ajo ka thënë se me aderimin në PDK i është “plotësuar një ëndërr familjare” .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme