Google ADS

Irani do të lirojë shtatë anëtarët e ekuipazhit të anijes britanike

14:39 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Irani do të lirojë shtatë anëtarë të ekuipazhit të cisternës britanike të ndaluar, Stena Impero, tha televizioni shtetëror i vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi u tha gazetarëve iranianë se të shtatë u liruan në baza humanitare dhe mund të largoheshin së shpejti nga Irani, transmeton portali arbresh.info.

Stena Impero u ndalua nga Teherani më 19 korrik, dy javë pasi Britania arrestoi një cisternë iraniane jashtë territorit të Gjibraltarit. Ajo anije u lëshua në gusht.

Anija me flamur  britanik u mor nga Garda Revolucionare e Irani në kohën e tensioneve të rritura mes Teheranit dhe Perëndimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme