Ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, po i vlerëson lartë aderimet e reja në partinë e saj.
Përmes një postimi në Facebook, madje ajo po thotë se partitë e tjera janë të tronditura nga aderimet në VV, shkruan lajmi.net.
Ky është postimi i saj në Facebook:
Subjektet tjera janë të tronditur nga kuadrot e reja në Lëvizje që po e përfaqësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme Lëvizjen në debate televizive, andaj përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, pikërisht ata që 10 vite minimum kanë thënë premtimet e njëjta dhe ndonëse kanë qeverisur aq gjatë, kanë sjellë degradim, krim, papunësi, pabarazi e padrejtësi.
Ata sërish flasin njësoj por tani as vetes nuk i besojnë më.
Kthesa e madhe do të ndodhë më 6 tetor, fare se kemi problem t’i shohim e dëgjojmë talljet e mashtrimet e tyre deri atëherë.
Qytetarët e kanë kuptuar që Lëvizja me kandidatin e saj, e sjellë ndryshimin e përparimin.
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë