Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Drejtësia Sot kanë paraqitur padi ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në lidhje me emërimin e gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit.
“Duke qenë të detyruar për t’i shkuar deri në fund misionit tonë që të rrisim llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të Kosovës, GLPS dhe Drejtësia Sot ju ka drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative që e njëjta të detyroj KGJK-në të na ofrojë qasje në dokumente publike, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë, ligjet të ndryshme dhe me një numër aktesh nënligjore.
Njoftimi i plotë:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS dhe Drejtësia Sot njofton se me datën 2 shtator 2019, ka paraqitur padi ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGJK në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative për vërtetimin e shkeljes së Ligjit Nr.03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike nga KGJK, në lidhje me emërimin e gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit
KGJK deri më tani nuk ka refuzuar kërkesën për qasje në dokumente publike të parashtruar nga GLPS dhe Drejtësia Sot duke tejkaluar të gjitha afatet e dhëna sipas Ligjit Nr.03/L-25 për Qasje në Dokumente Publike.
Duke qenë të detyruar për t’i shkuar deri në fund misionit tonë që të rrisim llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të Kosovës, GLPS dhe Drejtësia Sot ju ka drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative që e njëjta të detyroj KGJK-në të na ofrojë qasje në dokumente publike, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë, ligjet të ndryshme dhe me një numër aktesh nënligjore.
GLPS dhe Drejtësia Sot shprehin shqetësimin e tyre me qasjen e paprecedent të KGJK-së në lidhje me rastin në fjalë, dhe me rrugën që ky institucion ka zgjedhur të ndjek për të mbyllur në tërësi atë ndaj publikut, mediave dhe palëve tjera të interesuara. Kjo praktikë mbetet konfirmim i mos-gatishmërisë së KGJK-së dhe lidershipit aktual të saj që të arsyetojnë vendimmarrjen e tyre dhe tu japin përgjigje publikut për proceset që determinojnë të ardhmen e Kosovës dhe luftën e saj ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
KGJK nuk mund të mbajë të mbyllur dhe larg publikut arsyetimin pse ka vendosur që gjyqtarët e dhënë të emërohen në pozitat në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Gjykatës së Apelit. KGJK duhet të jetë e përgatitur për të arsyetuar cilat janë ato kritere të matshme dhe objektive që kanë bindur anëtarët e këtij trupi për të votuar ata gjyqtarë në pozitat në fjalë.
Në të njëjtën kohë, GLPS dhe Drejtësia Sot rithekson që KGJK nuk mund të shfrytëzoj arbitraritetin si mjet për të shuar zërat që kërkojnë përgjigje mbi këtë proces të rëndësishëm, siç nuk mund të fsheh që preferencat personale janë ato të cilat kanë përcaktuar që ky proces të jetë i mbyllur, dhe jo ligjet në fuqi. Kjo e fundit, fatkeqësisht, mbetet e vetmja arsye pse KGJK nuk pranon që të ndajë me ne dhe publikun informacionet e kërkuara.
GLPS dhe Drejtësia Sot i rikujton KGJK-së që me datën 11 korrik 2019 kemi parashtruar kërkesë për qasje në dokumente publike lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit, proces ky i cili ka filluar në muajin prill 2019.
Më saktësisht, GLPS dhe Drejtësia Sot ka kërkuar qasje në informacionet në vijim:
a) Vendimin e KGjK-së për mbyllje të procesit për monitorim nga organizatat e shoqërisë civile, dhe arsyetimin e saj për një mbyllje të tillë;
b) Listën e të gjithë gjyqtarëve të cilët kanë kandiduar për pozitat e hapura për Departamentin Special pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit;
c) Listën e anëtarëve të Komisionit Vlerësues;
d) Metodologjinë e vlerësimit, në kuptim të detyrimeve ligjore dhe akteve të vet KGjK-së, ku përfshihet: mënyra si është bërë vlerësimi i performancës paraprake të kandidatit, mënyra si është ushtruar matja e kredibilitetit të kandidatit, mënyra si është vlerësuar matja e integritetit të kandidatit, mënyren e përcaktimit të aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës së kandidatëve, dhe formulën mbi të cilën janë llogaritur pjesëmarrja e secilit kriter në pikësimin final të çdo kandidati;
e) Bazën ligjore ku është bazuar një formulë e tillë e matjes;
f) Pikësimin për çdo element të formulës së vlerësimit të secilit kandidat, me pikët e ndara nëpër secilën fazë;
g) Çdo informacion tjetër që, në vlerësimin e KGJK-së, dhe në kuptim të detyrimeve ligjore, ka qenë relevant për të marrur vendimin që KGjK ka ndërmarrur.
Për fund, GLPS rithekson që e drejta për qasje në dokumente publike është e drejtë themelore dhe qenësore e qytetarëve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtave e Njeriut si dhe precedentin gjyqësor të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (që mbeten obligime kushtetuese sipas Nenit 53 të Kushtetutës së Kosovës). Prandaj KGJK nuk duhet të jetë krah atyre që kufizimin e kësaj të drejte e kanë shndërruar në mjet për të arsyetuar vetën dhe për të mbrojtur interesin private. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje KGJK-së që mos të ndikoj në gjyqtarët e rastit dhe të paracaktoj fatin e kësaj padie.
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz