Google ADS

Klopp bllokoi në momentet e fundit largimin e Dejan Lovren

13:48 | 4 Shtator 2019
Arbresh Info

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë që Dejan Lovren të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Dejan Lovren ishte në prag të transferimit te AS Roma për shkak se vlerësohej se nuk ishte më pjesë e planeve të trajnerit te kampioni i Evropës, transmeton portali arbresh.info.

Por, bazuar në një raport së fundmi nga The Mirror, Klopp ndryshoi në fund mendjen në lidhje me të ardhmen e futbollistit kroat.

Trajneri gjerman ishte i shqetësuar me opsionet e vogla në qendër mbrojtje gjatë sezonit dhe prandaj reagoi duke bllokuar largimin e tij nga klubi.

Joel Matip, Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez janë mbrojtësit e tjerë të vlerësuar nga Klopp./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme