Fshati Cërnicë në Gjilan njihet për bashkëjetesë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
E këta të fundit thonë që bashkëjetojnë për mrekulli me shqiptarët, por që janë në hall të madh nga serbët e politikat e Listës Serbe të Goran Rakiqit.
“Ne vazhdojmë që të vuajmë, jo nga shqiptarët, por nga serbët dhe “Lista Serbe”” thonë serbët e këtij fshati.
Një prej banorëve madje në shenjë revolte ndaj politikave të “Listës Serbe” ka vendosur që t’ia shesë shtëpinë e tij një shqiptari.
“Serbët heshtin dhe frikësohen. Të gjithë janë të nervozuar, por nuk mund të bëjnë asgjë”, ka thënë për ‘KMnovine”, një prej banorëve, trasnmeton Gazeta Express.
Ai thotë që zyrtarët serbë vetëm hanë e pinë, dhe nuk kujdesën fare për shqetësimet e banorëve në atë pjesë.
Në këtë intervistë ai thotë se e ia ka shitur me qëllim shtëpinë një shqiptari, pasi thotë se ndjehet i revoltuar nga përfaqësues të Listës Serbe, të cilët nuk shqetësohen fare për hallet e serbëve në atë pjesë.
Këta banorë madje kanë vendosur që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, për shkak se mësuesit atje zgjidhen nga Lista Serbe, dhe janë joprofesional dhe të padijshëm.
“Për shkak të politikave të Listës Serbe, 7 prej 10 nxënësve nuk do të shkojnë në shkollën e fshatit Cërnicë. Ata nuk lejohen nga prindërit e tyre që të shkojnë në shkollë për shkak të stafit joprofesional, që rekomandohet nga “Lista Serbe”, dhe nuk kanë njohuri, as drejtori e as mësuesit”, ka thënë për “KMnovine”, ky banor i cili nuk ka dashur të identifikohet për arsye të sigurisë.
Ai thotë se situata nuk do të ndryshojë derisa të ndalen veprime e presione të tilla nga “Lista Serbe”.
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz