Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është paraqitur në Gjykatën e Tiranës për dosjen “Babale”.
Paraqitja e Bardhit është bërë me vullnetin e tij të lirë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata në korrik të këtij viti.
Gjykata e Tiranës urdhëroi që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, të sillej forcërisht në gjyqin ku po shqyrtohet dosja “Babale” pasi sipas saj, Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq, por heziton të paraqitet.
Bardhi mësohet se ka deklaruar se nuk ka pasur njoftim në mënyrë ligjore për t’u paraqitur në gjykatë dhe se është njoftuar nga mediat.
Bardhi: Vendimi për shoqërim është i paligjshëm, duke vlerësuar rëndësinë e procesit jam paraqitur i njoftuar nga media. Nuk është video-përgjim por është audio, ishte një investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë së Agron Xhafajt, audioja nuk ishte çuar deri në fund. Xhafaj ishte i dënuar në Itali dhe fatmirësisht në sajë të atij publikimi drejtësia u vu në vend.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...