Zgjedhjet e para demokratike në Kosovë, ishin mbajtur pas ndërhyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.
Ato nuk ishin mbajtur ditën e diele siç ndodh zakonisht, por të hënën më 23 tetor 2000.
Këto ishin zgjedhjet e para në Kosovën e lirë, ndërsa u karakterizuan me numrin e madh të votuesve që kishin dal për të zgjedhur udhëheqësit e tyre lokal
Numri i votueseve në këto zgjedhje ishte afër 1 milion apo79 për qind.
Në këto zgjedhje është votuar me lista të hapura, për një kandidat të vetëm. Votimet u zhvilluan në 30 zona elektorale.
Nga 920 ulëse, u zgjodhën 869 këshilltar dhe në tri komuna u emëruan. Nuk kishte vende të rezervua. U votua në 1.464 vendvotime dhe pati 380 qendra votuese. Këto zgjedhje i vëzhguan 13.976 vëzhgues.
Zgjedhjet ishin kryesisht të organizuara nga OSBE-ja, ndërsa ato i lavdëruan edhe ish-administratori i Kosovës Bernard Kuchner.
Në këto zgjedhje shumicën e Komunave i kishte fituar LDK-ja, kurse PDK-ja ishte radhitur partia e dytë.
Për më shumë shihni video se si u zhvilluan zgjedhjet e para komunale në Kosovë./Magazina.al
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...