Elseid Hysaj është pjesë e skuadrës për ndeshjet në Ligë të Kampionëve, por agjenti i tij ka pranuar se mbrojtësi “tentoi në sekondat e fundit për të siguruar largimin nga Napoli”.
Mbrojtësi i Shqipërisë dukej se kërkonte largimin që nga fillimi i verës, por bisedimet me zyrtarët e Valencias dhe Atletico Madridit nuk kanë pasur përfundim pozitiv, transmeton portali arbresh.info.
“Qëllimi im ishte për të larguar atë dhe unë tentova në sekondën e fundit të merkatos për të siguruar largimin nga Napoli”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Tuttomercatoweb.
“Fatkeqësisht, për arsye të ndryshme, kushtet e duhura nuk u realizuan. Disa mundësi u shfaqën, por ata nuk arritën deri në përfundim”
“Qëndrimi i tij në Napoli nuk ishte qëllim i imi, andaj e solla Giovanni Di Lorenzon për të favorizuar shitjen e Hysajt, për shkak se unë kurrë nuk do të lija dy lojtarët e mi në të njëjtën skuadër për të njëjtën pozitë”
“Tani fillojmë nga e para. Ai ka një kontratë deri në qershor të 2021-ës, ai do ta respektoj këtë dhe do të jetë në dispozicion për trajnerin”, shton agjenti./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...