Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar kompaninë e përpunimit të mishit “Meka” në Dragash, ku dhe është takuar me pronarin Burim Piraj.
Haradinaj tha se kjo kompani shquhet për produkte kualitative dhe tashmë ajo e ka fituar besimin e qytetarëve dhe të tregjeve të jashtme.
“Për mu është një mundësi e mirë me pa prej afër punën e madhe që bënë kjo familje e vyeshme , pra familja Piraj.
“Nuk është lehtë me punua këtu ku jemi se është lartësi mbidetare , dhe është larg prej zonave të tjera të ekonomisë dhe industrisë , por megjithatë këta e duan vendin e vet, dhe kanë punësuar një numër të madh të punëtorëve ku janë 80 gjithsej. Kjo kompani shquhet për produktet kualitative dhe kanë fituar besimin e qytetarëve të vendit por edhe të tregjeve të jashtme”, tha ai.
Në pyetjen se a do të realizohet fushata 100% në të gjithë Kosovën , Haradinaj tha se tashmë vetëm ka filluar operimin edhe në veri.
“Ne e kemi një organizatë politike në veri ku Aleanca operon dhe në Leposaviq kemi një takim me kolegët tanë të Mitrovicës dhe të rajonit për të bërë fushatë. Nuk dihet se a do të shkojmë dhe a do të na premton koha për të bërë fushat tek serbët në Veri”
Pronari i Kompanisë Meka Burim Piraj tha se vizita e Kryeministrit dëshmon që ai ka interesim për prodhuesit vendor dhe për punësimin, transmeton Klan Kosova.
“E falënderoj shumë Kryeministrin për vizitën që e ka bërë sot në fabrikën tonë. Ne i prezantuam të gjithë të arriturat tona dhe të gjithë problemet dhe planin zhvillimor që do ta kemi në të ardhmen. Mendoj se ne me një bashkëpunim më të madh me institucionet tona do të kemi një mundësi zhvillimore edhe më të madhe jo vetëm për kompaninë tonë por edhe për ekonomin vendore. Me vetë faktin që Kryeministri ka gjet kohë të vijë sot këtu shihet qartë se ka një interesim për prodhuesit vendor dhe për prodhimin vendor dhe për punësimin në përgjegjësi”, tha ai.
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...