Rritet numri i viktimave nga stuhia Dorian në Bahamas

14:12 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Shtatë është bilanci i njerëzve që kanë humbur jetën nga stuhia Dorian në Bahamas, kurse miliona është dashur të lënë shtëpinë e tyre në Florida gjersa uragani u nis drejt veriut.

Ekspertët thonë se tani kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur ishullin e Karaibeve pasi erërat arritën deri në 220 mph, transmeton portali arbresh.info.

Kryeministri i Bahama, Hubert Minnis tha: “Ne mund të presim që të regjistrohen më shumë vdekje. Ky është vetëm informacion paraprak.

“Marsh Harbour ka pësuar, do ta vlerësoja, më shumë se 60% dëme në shtëpitë e tyre”.

Ai gjithashtu tha që qyteti i njohur si Mud dhe The Peas është “shkatërruar plotësisht ose asgjësuar”.

Agjencitë e ndihmës besojnë se rreth 13,000 shtëpi në Bahamas janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe më shumë se 60,000 njerëz kanë nevojë për furnizime ushqimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme