Fitim Mulolli drejtues i fondacionit Uestministër për Demokraci në Kosovë tha se prania e personave që kanë probleme me ligjin në listat zgjedhore dëmtojnë edhe imazhin e Kosovës në BE.
Ai tha se nëse ata zgjedhen mund të mos pranohen në takime nga zyrtarët e BE së.
“Në BE ka rregulla mjaft strikte prania e personave të tillë tregon që ka persona që janë mbi ligjin. Prania e tyre jep një imazh të dëmshëm për Kosovën dhe prania e tyre mund të mos pranohet në takime ndërkombëtare. Në botë janë disa shembuj qe parandalohet përfshirja e tyre në listat zgjedhore”, tha ai.
Betim Musliu drejtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se trendi i kandidatëve që kanë pas problem me ligjin është rritur.
“Partitë duhet të japin lista me kandidat që nuk kanë probleme me ligjin. Pra shembulli që duhet të japin partitë politike të mos përfshijnë në listë asnjë kandidat që bie ndesh me ligjin”, tha ai.
Ai shtoi se të premten do të publikojnë një konkludim se çfarë i kanë shkaktuar vendit partitë politike me zgjedhjen e kandidateve me aktakuza.
“Në vitin 2017 të gjithë ata që kanë pas një aktvendim, në tri vitet e fundit nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhje. Por kjo u hedh poshtë. Nëse e analizojmë prej vitit 2010 trendin e këtyre kandidatëve që kanë pas problem me ligjin, ndër vite do ta publikojmë të premten se çfarë kanë shkaktuar me përfshirjen në lista të kandidateve qe kanë pas problem me ligjin”, tha ai.
Ai përmendi edhe iniciativën e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, në lidhje me Paktin Kundër Korrupsionit, duke shprehur skepticizmin për përkrahje nga partitë e tjera./arbresh.info/
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...