Google ADS

Daçiq: Nga dhjetori bisedimet me Kosovën me intensitet më të shtuar

11:51 | 4 Shtator 2019
V. S.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka komentuar takimin që pati me të ngarkuarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Nuk është reale të priten përparime të mëdha në dialogun Beograd-Prishtinë, por nga dhjetori do të mund të fillonin bisedimet me intensitet më të shtuar”, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Prva”, Daçiq ka thënë se pret nga SHBA-të t’i bëjnë presion qeverisë së re në Kosovë, që ta heqin taksën dhe të krijojnë kushte për vazhdimin e dialogut. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme