Tenori Ramë Lahaj me shkrim prekës pranë nënës

12:18 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Ai është një ndër tenorët më të famshëm shqiptarë që bën karrierë në skenat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Ramë Lahajn, i cili javë më parë ka perfomuar para një audience të madhe në sheshet e kryeqytetit tonë, Prishtinë.

Së fundi, artisti po qëndron për pushime në Mal të Zi dhe po shoqërohet me të ëmën, pranë së cilës edhe ka pozuar.

Poshtë fotografisë së shpërndarë në llogarinë personale në Instagram, tenori pati një mesazh emocionuese për të gjithë njerëzit.

“Kur ritmi jetësor më merr para dhe njëfarë forme ma zë frymën, me shumë obligime dhe më bënë të ndihem sikur gjithçka dhe çdo sekondë duhet kalkuluar për hir të suksesit dhe një jete luksoze që vjen si rrjedhojë e egos sonë, atëherë vendosi të kthehem krejt në fillim, aty ku nisi gjithçka si pasojë e dashurisë së madhe, ku ditët ishin të ndritura e të shenjta e ku dashuria s’kishte asnjë interes përpos mirësisë. Mos i harroni njerëzit tuaj të dashur, duani fort ata sepse jeta është e shkurtër e suksesi gënjeshtër e madhe!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Lahaj është shumë i angazhuar me koncerte, ku disa prej tyre do t’i mbajë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme