Policia në Shkup dënon 59 shoferë

11:33 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të kaluara, policia ka shqiptuar 59 gjoba ndërsa 53 automjete tjera janë ngritur nga automjeti karoteci në Shkup.

Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se 34 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 14 vozitës, të cilët dy persona kanë vozitur me prani të alkoolit në gjak dhe 12 vozitës për shkak se nuk kanë pasur lejen e vozitjes.

Gjithashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete për shkak të mos regjistrimit, njofton telegrafi maqedoni

Janë dënuar edhe gjashtë shoferë për kalim të udhëkryqit në të kuqe, një shofer për shkak të mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve, një vozitës për shkak të mosdhënies së përparësisë në udhëkryq, gjashtë motoçiklistë për mos përdorimin e helmetës, një shofer për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe gjashtë shoferë për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme