Një valltare spanjolle ka vdekur ka plagët e marra, pasi u godit nga një fishekzjarr gjatë transmetimit direkt në Las Berlanas.
Joana Sáinz, 30 vjeçe, po performonte me Orkestrën Super Hollywood kur ndodhi aksidenti i befasishëm. Shfaqja përfshinte një spektakël piroteknik, transmeton portali arbresh.info.
Isidoro López, menaxher i PRONES, një kompani promovuese që përfaqëson orkestrën, tha se nuk e kupton se si mund të kishte ndodhur, por i tha agjencisë së lajmeve EFE se mund të jetë për shkak të “një problemi prodhimi”.
Ai tha se flakët e ngjashme janë përdorur “mijëra herë” në shfaqjet e kaluara pa ndonjë telashe. Pajisjet janë të gjata 25 centimetra me një diametër tre centimetra, dhe shkëndijat zgjasin për rreth 15 sekonda, njoftoi agjencia e lajmeve.
Súper Hollywood ka anuluar turneun e saj dhe anëtarët e tij thuhet se janë të tronditur nga humbja e një kolegu “të shkëlqyeshëm”, i cili kishte qenë me ta për rreth gjashtë vjet./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...