Një tërmet prej 5.2 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën qendrore të Ishullit Verior të Zelandës së Re. Një tërmet tjetër prej 4.5 shkallësh është regjistruar disa minuta para dridhjes më të madhe.
Banorët e këtij rajoni kanë raportuar se muret e shtëpive janë dridhur nga dy tërmetet. Tërmeti i parë u regjistruar pas orës shtatë të mëngjesit sipas kohës lokale.
Tërmeti i dytë e pati qendrën e dridhjes rreth pesë kilometra në thellësi të tokës. Epiqendra e të dy dridhjeve ishte në pjesën verilindore të qytetit Turangi.
Disa banorë dërguan porosi në faqet e ekipeve të emergjencës në rrjetet sociale për të treguar për përjetimet dhe gjendjen e tyre pas tërmeteve.
“Ishte goxha e frikshme. Asnjëherë nuk kam përjetuar dridhje kaq të fortë në Turangi. Dridhjet e mëhershme kanë qenë më të dobëta”, tha një banor, shkruan “Daily Mail”
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D