E pabesueshme, sepse nuk e keni dëgjuar më parë, por kjo gjë mund të ndodh nëse hani për një kohë të gjatë ushqime të pashëndetshme.
Një adoleshent nga Bristoli, ka mbetur i verbër dhe shurdh pasi që për shumë vite ka ngrënë vetëm ushqim të shpejtë, duke i përfshirë, mishrat e përpunuar, çipsat dhe bukë të bardhë.
Adoleshenti emri i të cilit nuk dihet, filloi ta humbasë dëgjimin në moshën 14-vjeçare, dhe po ashtu edhe shikimin e tij duke treguar përkeqësim të shpejtë, raporton “Unilad”, transmeton Lajmi.net.
Në moshën 17-vjeçare, djaloshi mbeti i verbër tërësisht për shkak mungesës së ushqimeve të shëndetshme. Dëmi të cilin ia ka shkaktuar, thuhet nga mjekët që është i pakthyeshëm.
Adoleshenti u diagnostikua me neuropati optike ushqyese sëmundje që zakonisht gjendet vetëm në rajone të goditura nga uria, lufta dhe katastrofat e ndryshme.
Djaloshi në një intervistë për “The Sun”, që kërkoi që emri i tij të mos përmendet, tha:
Jam bërë shumë i izoluar, kur isha më i vogël dilja ndonjëherë dhe luaja me shokë. Por, tani jam shumë i frikësuar për ta bërë këtë.
Ai u tregoi mjekëve, që asnjëherë nuk kishte pirë alkool, droga apo cigare, por që vetëm kishte ngrënë ushqime të pashëndetshme. Mungesa e vitaminave në dietën e tij ka bërë që të shkatërrohet nervi i tij optik, nervi i cili e lidh syrin me trurin. Ai ka humbur fibrat në retinën e tij, organi i cili transmeton sinjalin e dritës në tru.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...