Google ADS

Për shkarkimin e Janevës do të debatohet nesër, kërkohet deklasifikim i raportit

09:29 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Për shkarkimin eventual të prokurores speciale publike Katica Janevës do të debatohet nesër, i cili është caktuar seancë në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën do të shqyrtohet raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për këtë rast.

Ende nuk dihet nëse për Raportin do të debatohet pas dyerve të mbyllura apo seanca do të jetë publike, sepse edhe pse Këshilli i Prokurorëve Publikë deri te Kuvendi e ka dërguar si material të klasifikuar, kryetari i Komisionit Ilija Dimovski paralajmëroi se do të dërgojë kërkesë deri te kryetari i ri deri te Këshilli për Prokurorë Publikë Aco Kolevski, ta deklasifikojë dokumentin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për atë nëse seanca do të jetë e hapur e mbyllur, Dimovski konsideron se duhet të vendosë Komisini me shumicë prej dy të tretave, e jo ai të jetë vendim i Këshillit për Prokurorp Publikë. Qëndrimi i tij personal është se Komisioni për çështje të emërimeve dhe shkarkimeve duhet të jetë i hapur për opinionin për shkak, siç tha, besim më të madh të qytetarëve në Kuvendin dhe sistemin gjyqësor

Nëse ndosh që seanca për raportin të jetë e hapur, në të mund të marrin pjesë jashtëzakonisht anëtarët të cilët kanë cerifikatë të sigurisë, por edhe deputetë të cilët nuk janë anëtarë, ndërsa posedojnë certifikatë valide për informacione të klasifikuara. Prej 13 anëtarëve të Komisionit, 10 kanë certifikatë të sigurisë, ndërsa njëjtë, si dhe zëvendësit në vend të anëtarëve të cilët nuk kanë certifikatë, nuk do të prishet raporti në Komision.

Vendimi i Komisionit dhe konkluzioni lidhur me procedurën e shkarkimit të Janevës merret me shumicë të thjeshtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme