Planet e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërtuar murin kufitar me Meksikën kanë marrë dritë të gjelbër, pasi që Pentagoni miratoi miliarda dollarë për 282 kilometra të kufirit.
Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper miratoi 3.6 miliardë dollarë (3.28 miliardë euro), duke devijuar paratë nga 127 projektet ushtarake aktuale, brenda dhe jashtë SHBA, transmeton portali arbresh.info.
Paratë po shpërndahen nga 127 projektet ushtarake aktuale, brenda dhe jashtë SHBA.
Esper tha se projektet e murit kufitar “janë të domosdoshme për të mbështetur përdorimin e forcave të armatosura në lidhje me urgjencën kombëtare,” raportoi CNN, duke cituar një letër dërguar Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.
Trump shpalli një “emergjencë kombëtare” në shkurt në kufirin jugor të SHBA pasi ligjvënësit në Kongres refuzuan të miratojnë 5.7 miliardë dollarë që Trump kishte kërkuar në pengesën e premtuar prej kohësh.
Vendimi i Pentagonit për të aprovuar fondet e murit dhe për të tërhequr ato para nga projektet ekzistuese ushtarake ndezi zemërimin e demokratëve të opozitës./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...