Banorët e Kinës gjithnjë e më shumë po e shfrytëzojnë teknologjinë e bërjes së pagesave përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës, pa pasur nevojë që t’i marrin kuletat dhe kartelat bankare me vete në dyqane.
Në shtetin ku pagesa me telefon është njëra nga më të përparuarat në botë, klientët tashmë mund ta kryejnë pagesën thjesht duke u vendosur para një makine të pajisur me kamera, e cila e lidh fotografinë e tyre me sistemin digjital të pagesave ose me llogarinë e bankës.
“Unë nuk kam nevojë madje as ta marr telefonin me vete. Mund të dal dhe të bëj blerje pa marrë asgjë me vete”, tha Bo Hu, shef i furrës “Wedome”, e cila përdor makinat për pagesë përmes njohjes së fytyrës në qindra lokale të saj.
“Kjo nuk ka qenë e mundur në fazat e para të pagesës me telefon. Ne mund ta kompletojmë pagesën pa ndonjë mjet vetëm pas lindjes së teknologjisë për njohjes së fytyrës”, sqaroi ai.
Ky softuer tashmë ka gjetur përdorim të gjerë. Ai përdoret shpesh edhe për përcjelljen e njerëzve. Autoritetet janë kritikuar për përdorimin e këtyre pajisjeve me qëllim të përcjelljes së disidentëve, sidomos në rajonin Xinjiang.
Adam Ni, hulumtues për Kinën në Universitetin e Macquarie-s në Sydney të Australisë tha: “Ekziston një rrezik i madh që shteti mund t’i përdorë këto të dhëna për qëllimet e veta, siç është përcjellja dhe mbikëqyrja e kundërshtarëve politikë”, shkruan “The Guardian”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...