Miley harron Liam, nis bashkëjetesën me të dashurën

08:45 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Të posandara nga bashkëshortët, Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter kanë vazhduar jetën së bashku.

Këngëtarja 26-vjeçare dhe blogerja 30-vjeçare të cilat janë parë krah për krah në Los Anxhelos thuhet të jenë duke bashkëjetuar, transmeton portali arbresh.info.

Ky veprim vjen në më pak se katër javë pasi u panë për herë të parë duke u puthur në Itali.

“Ato po jetojnë bashkë dhe janë shumë të lumtura”, një burim i afërt ka thënë për revistën People.

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë Miley Cyrus u nda nga bashkëshorti, Liam Hemsworth tetë muaj pasi lidhi kurorë me të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme