Nemanja Matic thotë se nuk ka probleme me trajnerin Ole Gunnar Solskjaeri pavarësisht vështirësive që mesfushori i Manchester United është duke u përballur për të gjetur kohë në fushë.
Matic vazhdon të jetë jashtë formacionit startues të United këtë sezon ndërkohë që 31-vjeçari bëri paraqitjen e parë javën e kaluar duke u inkuadruar nga bankina, transmeton portali arbresh.info.
Si një zëvendësues i pashfrytëzuar në tri ndeshjet e para në Premierë Ligë, reprezentuesi i Serbisë ka luajtur 22 minutat e fundit në barazimin 1 me 1 të United kundër Southamptonit.
Marrë parasysh faktin që Solskjaeri preferon dyshen në mesfushës – Paul Pogba dhe Scott McTominay, e ardhmja e Matic është hedhur në dyshime. Duke folur para ndeshjes së Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Portugalisë këtë vikend, Matic u ka thënë gazetarëve:
“Në dy ose tri ndeshjet e para, ai përcaktoi skuadrën duke mos më përfshirë mua”
“Unë punojë aq shumë sa kam mundësi, ne e respektojmë vendimin, është e imja t’i shfaqi atij se ishte duke gabuar dhe të kthehet aty ku më takon”
“Nuk kam probleme. I kam thënë atij se nuk jam dakord me të, por ai duhet të përcaktoj skuadrën”
“Unë kam pjesë e futbollit për një kohë të gjatë, kam luajtur thuajse çdo ndeshje për të gjitha klubet në 10 vitet e fundit”
“Në mënyrë që unë të luaj, një duhet të qëndrojë në bankinë dhe të pranojë faktin, ashtu edhe kam bërë unë. Trajneri duhet të zgjedh skuadrën që do të luftoj për titull dhe nëse nuk fiton, ai bartë përgjegjësinë”, shtoi Matic./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut