Këtu po punohet me kapacitet të plotë. Ka dyndje të udhëtarëve dhe autoritetet portuale në Durrës janë në gatishmëri.
Kompanitë e lundrimit po operojnë me shtatë tragete në ditë. Kurse policia e kufirit ka trefishuar numrin e sporteleve të kontrolllit me qëllim shmangien e radhëve të gjata.
Emigrantët edhe shtetas të huaj nuk kanë shfaqur shqetësime, dhe pse nisja e trageteve është regjistruar me disa ore vonesa për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve.
Sipas të dhënave operative të dala nga porti, gjatë muajit gusht në portin e Durrësit mbërriten 120 mijë udhëtarë me mbi 29 mijë autovetura.
U nisen drejt Barit, Ankonës dhe Triestes 160 mijë udhëtarë të tjerë me 37 mijë autovetura. Stastistikat flasin për një rritje me 10 përqind më shumë të numrit te personave që preferuan udhëtimin me traget në raport me një vit më parë./Abc news
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...