Bankënota 100 frangëshe është e fundit në serinë e bankënotave zvicerane që gjatë tri viteve kanë marrë një “fytyrë të re”.
Pra, pas “rinimit” të kartmonedhave prej 10, 20, 50, 200 dhe 1000 frangash, radhën e ka pasur ajo që ka përdorimin më të gjerë dhe tirazhiun më të madh: kartëmoedha e 100 frangave.
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar sot bankënotën më të re, e cila, sikurse edhe e gjithë seria, ka më shumë shenja të sigurisë në krahasim me seritë e tjera, shkruan srf.ch. Janë gjithsej 15 shenja të tilla, të cilat, sipas SNB, i bëjnë këto bankënota më të sigurta nga përpjekjet për falsifikim.
Ndër shenjat në fjalë bëjnë pjesë kryqi i tejdukshëm i flamurit zviceran dhe një glob i ngjyrosur me dritë, transmeton albinfo.ch. Po kështu paraja më e re zvicerane prej letre ka edhe një shirit sigurie: në pjesën me ngjyrë argjendi janë përfshirë: harta zvicerane, rrjeti hekurudhor, një listë e tuneleve më të gjatë hekurudhorë dhe numri 100.
SNB në vitin 2016 pati filluar lancimin e serisë së re, të nëntë e radhë të bankënotave, përcjell albinfo.ch. Me 100 frangëshen e cila hyn në qarkullim më 12 shtator 2019, përmbyllet kjo seri.
“Tema” e serisë më të re të bankënotave është titulluar “Zvicra e shumanshme”. Secila nga 6 bankënotat e reja shpalos njërën nga faqet që janë tipike për Zvicrën, e cila ilustrohet me elemente të ndryshme grafike. Të gjitha bankënotat tregojnë një glob, një vend real dhe shenjat e sigurisë, të cilat janë të njëjta për të gjitha.
Kështu, bankënota më e re, ajo që vlenë 100 franga, tregon veç tjerash elementin “Suone” nga Ayent-i i Kantonit Valis. “Suone” quhen vijat e ujit (vadat) tradicionale shumë karakteristike të ndërtuara prej druri, të cilat kanë përshkuar edhe malet për të sjellë ujin aq të nevojshëm për bujqësinë, shkruan albinfo.ch. 80 për qind të fushave, kopshteve dhe vreshtave të Valisit edhe sot ujiten përmes këtyre “vadave” tradicionale .
Bankënotat e serisë pararendëse, asaj të tetë, njëherë për njëherë do të vazhdojnë të kenë afat përdorimi.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...