Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta udhëhequr një ekip kombëtar në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Francezi u largua nga klubi i Londrës veriore në vitin 2018, pasi i kishte fituar tre tituj në Premierligë dhe shtatë trofe në FA Cup gjatë qëndrimit gati 22-vjeçar në klub, transmeton Gazeta Express.
Është përfolur se Wenger do të rikthehej në rolin e trajnerit në ndonjë klub evropian, por ai vazhdon të jetë larg punës së trajnerit.
Megjithatë, i pyetur nga BeIN Sports nëse e sheh veten si tifoz apo si trajner në Kupën e Botës, 69-vjeçari tha: “E shoh veten duke punuar për ndonjë ekip”.
“Do të kem kohë të mjaftueshme dhe distancë nga puna ime e fundit, prandaj nuk do të isha kundër kësaj”, shtoi ai.
“Më duhet të them se gjithmonë kam dashur të shkojë në Kupën e Botës sepse mendoj se është punë e një trajneri të jetë aty ku futbollistët më të mirë në botë luajnë”, theksoi ai.
“Shpresoj se do të më shihni në Katar pas tri vjetësh”, nënvizoi francezi. /Gazeta Express/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...