Google ADS

Haradinaj thotë se taksa po mbron prodhimet vendore

21:25 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas një vizite që i ka bërë disa fermerëve në Rahovec tha se është konfirmuar që taksa dhe lehtësirat fiskale po mbrojnë prodhimet vendore.

Ai tha se fermerët po dominojnë tregun në Kosovë dhe se rritja e prodhimit dhe shtimi i vendeve të punës janë vendimet më madhore të vendit, njofton Klan Kosova.

“Me vizionin e vendosur dhe të qartë për zhvillim me dinjitet, të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalim që ta bëjmë Kosovën të tillë çfarë e duam”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Inkurajues fakti se sot fermeri i Kosovës, e dominon tregun e vendit, duke fituar besimin e konsumatorit me prodhime cilësore. Rritja e prodhimit dhe të hyrave për vendin dhe shtimi i numrit të të punësuarve, janë veprimet më madhore që mund të bëjmë tani për Kosovën, e fermerët e Rahovecit janë dëshmia më e mirë për këtë. Në takim me mbi 50 fermerë të kësaj ane, u konfirmua se vendimi për taksën dhe lehtësirat fiskale e tatimore, po mbrojnë prodhimin vendor dhe po fuqizojnë fermerët tanë në treg. Me vizionin e vendosur dhe të qartë për zhvillim me dinjitet, të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalim që ta bëjmë Kosovën të tillë çfarë e duam!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme