Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla, ka thënë se Vetëvendosje LDK-së i ka bërë oferta nga muaji tetor i vitit të kaluar por nuk kanë marrë përgjigje.
Sveçla ka thënë se pavarësisht takimeve konstruktive, në fund u pa se LDK nuk kishte vullnet për një bashkëpunim të drejtë me Vetëvendosjen.
“Në letrën e fundit publike që zoti Kurti i drejtoi zotit Mustafa, ne ofruam një mundësi që të tejkalojë ky ngërç. Letra ishte në plotni me dakordimin e Kryesisë së VV-së dhe Vjosa Osmanit i ofrohej ta drejtojë listën”, ka thënë në RTV Dukagjini.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në këtë parti kanë besuar se një koalicion me LDK-në do të garantonte shumicën e kërkesave qytetare për ndryshim.
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan