Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se Reforma në Administratën Publike nga Qeveria Haradinaj ka filluar të japë rezultatet e para.
Tahiri tha se deri në nëntor do të kompletohet e tërë rregullativa për Pakon e Ligjeve të Reformës së Administratës Publike, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu shtoi se janë duke u trajtuar edhe shtesat për kushtet e dëmshme të punës, për punën jashtë orarit, 100% kujdes dhe vlerësim për punën që ekspozohet nga rreziqet e të tjera.
Postimi i plotë i Tahirit:
Reforma në Administratën Publike nga Qeveria Haradinaj ka filluar të jap rezultatet e para:
Deri në nëntor, do të kompletohet e tërë rregullativa për Pakon e Ligjeve të Reformës së Administratës Publike.
Janë duke u trajtuar dhe definuar:
– Shtesat për kushte të vështira/dëmshme të punës;
– Shtesat për punë jashtë orarit të punës për nëpunësit e shërbimit publikë dhe nëpunësit administrativë e mbështetës;
– Shtesa e posaçme për nëpunësit e sistemit shëndetësor.
100% kujdes dhe vlerësim për punën që ekspozohet nga rreziqet!
#100%Shtet
#100%Kosova
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...