Investimet kapitale shkurtohen për 3.27 miliardë denarë, ose rreth 50 milionë euro, me rebalancin e buxhetit të miratuar në seancën e sotme të Qeverisë.
Prej 420 milion euro të planifikuara më parë, investimet kapitale tani janë parashikuar në 370 milion euro, tha kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska sot në një konferencë për shtyp.
Rebalanci u miratua sot në seancën e Qeverisë dhe me atë janë shkurtuar shpenzimet kapitale në disa sektorë të përdoruesve të buxhetit. Projektet e prekura nga rebalanci i buxhetit janë kryesisht të financuara nga kreditë.
Shkurtime të fondeve ka edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në vlerë prej 157 milion denarë në Universitetin e Nënë Terezës, ku 60 milion denarë kanë mbetur të realizohen deri në fund të vitit, si dhe 136 milion denarë për ndërtimin e Finki dhe Fakultetin e kulturës fizike, pasi aë “Beton Shtip# falimentoi dhe tenderi u anulua.
Kryeministri informoi se gjithashtu ka një ulje prej 114 milion denarë për shkollën fillore që ishte përfshirë në program por tenderi nuk ka dështuar dhe do të përsëritet. Në kurriz të atyre parave është ndarë për ndërtimin e një shkolle për 1.000 nxënës në Mala./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...