Google ADS

Opozita polake prezanton një grua për kreun e qeverisë

18:45 | 3 Shtator 2019
L G

Forca kryesore opozitare polake e paraqiti sot ish-presidenten e Parlamentit, Malgorzata Kidawa Blonska, si kandidate për postin e kryeministrit, në një përpjekje për të fituar përballë konservatorëve nacionalistë në legjislativet e 13 tetorit.

Ky njoftim surprizë u bë në media nga Grzegorz Schetyna, shefi i partisë së qendrës Platforma Qytetare (PO), që është një prej koalicioneve elektorale (KO) që mbledh shumë lëvizje që i kundërvihen partisë konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) të Jaroslaw Kaczynski, në pushtet në Poloni.

Megjithatë, sipas sondazheve, PiS është favoritja kryesore, kryesisht me rreth 40% të votave, duke dalë para KO-së që pritet të marrë 25% dhe në vend të tretë koalicioni i majtë, “Lewica”, që pritet të marrë 12%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme