Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai falënderoi Gjermaninë dhe partinë e Angela Merkel për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Zhvilluam një takim dhe bisedë me Peter Bayer. Ai është mjaft i interesuar për vendin tonë. Në këtë bisedë i dhashë shpjegimet e mia për zgjedhjet në Kosovë pas dorëheqjes. Tregova që jam mjaft i kënaqur për pjekurinë e demokracisë. Ata që e marrin besimin për krijimin e Qeverisë duhet të rikthejnë edhe dinamiken e agjendës evropiane të Kosovës”.
Haradinaj tha se ende nuk kanë një datë të precizuar për liberalizimin e vizave edhe pse qytetarët janë mjaft të interesuar.
Po ashtu kryeministri në dorëheqje pati një falënderim të veçantë për Beyer dhe partinë e tij duke i quajtur si shpëtimtarë të një jostabilitetiti të mundshëm të kufijve.
“Një falënderim të veantë dëshiroj t’i bëj deputetit gjerman sepse kanë qenë shumë mbështetës për Kosovën dhe për integritetin territorial, si dhe moslejimin e kufijve në Ballkan nga Gjermania dhe kancelarja Merkel dhe nga të gjithë kolegët që e kanë përkrahur këtë temë. Me këtë e kanë shpëtuar Ballkanin nga një jostabilitet serioz dhe jam jashtëzakonisht falënderues”.
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri