Nënkryetari i parë i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7. Ai aty ka folur edhe për një koalicion të mundshëm me partinë e Isa Mustafës.
I pyetur se nëse mund ta shohim PDK’në në një koalicion paszgjedhor me LDK’në, Hoxhaj ka thënë se është shumë herët të flitet për koalicione të tilla
Ai nuk e ka pohuar por as mohuar një koalicion të mundshëm me LDK’në.
“Çfarëdo që them tash është herët meqë mënyra e bërjes së koalicioneve deri tash ka qenë e re, çdo herë pas zgjedhjeve kemi pasë situatë të re. S’kemi menduar që koalicioni me LDK’në të përfundojë si ka përfunduar. Nuk dua ta paragjykoj koalicionin e ardhshëm, ndërtimi i tyre është matematikë e ndërlikuar të parashihet katër javë para zgjedhjeve”, tha Hoxhaj në Frontal.
Kujtojmë se LDK’ja është shprehur vazhdimisht kundër një koalicioni me partinë e Kadri Veselit./GazetaExpress
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para