Google ADS

Uran Ismaili: Refuzimi i paktit, dorëzim përballë korrupsionit dhe mbështetje për rritjen e tij

18:09 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se ata që refuzojnë të nënshkruajnë Paktin e prezantuar sot nga Kadri Veseli, janë kundër luftës kundër korrupsionit.

”Të gjithë e pranojmë se korrupsioni është i kudondodhur, por deri më tani vetëm PDK-ja ka vendosur që seriozisht ta luftojë atë.

Lufta kundër korrupsionit tejkalon pazaret për koalicione dhe kërkon mobilizim të gjithmbarshëm nga të gjitha partitë, figurat politike dhe shoqëria civile.

Për shkak të urgjencës që sfidon Kosovën, sot Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me bindjen e tij të plotë, vizionin e tij të qartë dhe drejtpërdrejtshmërinë e pashembullt prezantoi një pakt ku ftohen të gjitha partitë që të bëhen pjesë e luftës tonë të pakompromis kundër korrupsionit.

Duke e nënshkruar këtë pakt dhe duke ofruar lista të kandidatëve të pastër e pa aktakuza për deputetë Kosova do të krijonte një front kombëtar që do ta mposhtte korrupsionin e nepotizmin.

Në vend të fajësimit të njëri-tjetrit, ne i ftojmë të gjithë që të mbështesim njëri-tjetrin në luftën për të ardhmen e vendit.

Korrupsioni është kundër nesh, por pyetja është: “A jemi ne kundër tij?!” Refuzimi i këtij pakti nuk është përgjigja që qytetarët duan të dëgjojnë sepse është jo vetëm dorëzim përballë korrupsionit, por edhe mbështetje për rritjen e tij.

Ndërsa pranimi i paktit nderon institucionet e shtetit dhe qytetarët, i jep mundësi sundimit të ligjit dhe ngjallë shpresë në popull, në veçanti tek brezi i ri që është bërthama e shoqërisë dhe shtetit tonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme