Google ADS

Daçiq në Bled: Ne përkrahim liberalizimin e vizave të Kosovës

18:10 | 3 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq sot në forumin e Bled-it tha se Serbia përkrah liberalizimin e vizave të Kosovës, raporton arbresh.info.

I pyetur se a e përkrah Serbia liberalizimin e vizave të Kosovës ai u shpreh:

‘Unë e kam thënë edhe më parë dhe po e them tani, Seriba mbështet legalizimin e vizave për Kosovën. Dhe unë mendoj se të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor kemi nevojë për më shumë solidaritet”, u shpreh Daçiq.

Pavarësisht se çfarë ose kush jemi, ne jemi vëllezër dhe të gjithë njerëzit që janë ulur pranë meje i kam përzemër./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme