Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot Paktin Kundër Korrupsionit dhe ftoi liderët e subjekteve tjera ta nënshkruajnë dhe zbatojnë atë.
Lidhur me këtë Veseli ka dhënë edhe arsyet pse vendosi të bëjë një prezantim të tillë, duke thënë se qytetarët presin vepra e jo fjalë ndaj dhe duhet vendosur një standard i ri etik, njofton Klan Kosova.
”Të gjithë ne duhet të pajtohemi për gjërat më themelore, siç është hyrja në këto zgjedhje me lista të kandidatëve pa aktakuza dhe zotimi për krijimin e qeverisë së ardhshme me njerëz të pakomprometuar. Qytetarët presin vepra e jo fjalë dhe ne duhet të vendosim një standard të ri etik.
Kjo është arsyeja pse unë prezantova sot Paktin Kundër Korrupsionit dhe ftova të gjithë liderët e partive që ta nënshkruajnë dhe zbatojnë. Dhjetë pikat e tij shërbejnë për të rinovuar besimin e qytetarëve te politikanët, duke dëshmuar se jemi serioz dhe të sinqertë në luftën kundër korrupsionit.
Kjo nuk është luftë e një njeriu dhe as e një partie, por duhet të jetë e të gjithë neve. U bëj thirrje liderëve partiakë që ta nënshkruajnë këtë pakt, sepse kjo luftë është më e madhe se interesat partiake dhe konfliktet personale”.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme