Futbollisti çek, Alex Kral thotë se mungesat e shumta të Kosovës do të jenë avantazh për Republikën Çeke në përballjen në mes tyre më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me mungesa të shumta dhe të rëndësishme në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Gazeta Express.
“Dardanët” do të përballen me Republikën Çeke më 7 shtator dhe me Anglinë pas tri ditësh.
Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli, do të jenë pesë mungesat e mëdha të Kosovës për duelet e shtatorit.
Pa dyshim, ky është një lajm i mirë për çekët.
Futbollisti Alex Kral thotë se ekipi i tij duhet ta shfrytëzojë këtë fakt dhe të fitojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Ne e kemi parë një video të Kosovës. Atyre iu mungojnë dy mesfushorë ekstremë, të cilët individualisht janë mjaft të mirë dhe mjaft të papërshtatshëm. Kjo është një dobësi për ta. Ne mund ta marrim avantazhin në situata të tilla, shpresoj që ta shfrytëzojmë këtë”, deklaroi Kral për uebfaqen zyrtare të Kombëtares së Republikës Çeke.
Pas Kosovës, çekët do të përballen këtë muaj edhe me Malin e Zi, tri ditë më pas, në Podgoricë. /Gazeta Express/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...