Google ADS

Pacolli në Forumin e Bled-it: Kur BE-ja nuk e mban pjesën e saj të marrëveshjes, mundësitë e Evropianizimit janë të barabarta me zero

18:00 | 3 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli sot mori pjesë në Forumin e Bledit.

Pacolli filloi fjalimin e tij duke i përmendur dy pikat kryesore të këtij forumi që ishin: Evropianizimi dhe Demokratizimi.

Ai tregoi se qëllimi i Kosovës është të jetë anëtare e ardhshme e BE-së dhe NATO-s, mirëpo për realimimin e këtij qëllimi përgjegjesia është e përbashkët, dhe kjo është mëyra e vetme për të shkuar përpara.

‘Është e qartë dhe e pritshme që aspirantët të bëjnë çmos për të siguruar përparimin e shoqërive të tyre përkatëse, për të përparuar mirëqenien e qytetarëve dhe të nxisin marrëdhënie konstruktive me fqinjët.Më vonë si një përforcim i synimeve tona, pak a shumë, të ngjashme, për t’u bashkuar me familjen Euro-Atlantike’, tha Pacolli.

Megjithatë, duhet të shtoj atë evropianizim dhe veçanërisht integrimin në Bashkimi Evropian, ushqehet përmes inkurajimeve të prekshme gjatë rrugës.

Kur BE-ja nuk e mban pjesën e saj të marrëveshjes, Mundësitë e Evropianizimit janë të barabarta me zero.

Le ta marrim si shembull çështjen e liberalizimit të vizave. Kosova, ende mbetet vendi i vetëm në Evropë i privuar nga një mundësi, për: biznesmenë, studentë, akademikë, artistë, turistë të mundshëm, të afërmit e tyre, për të udhëtuar për në zonën Shengen pa: procedura të kota dhe degraduese, pa të marrur kohë etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme