Ylli i ri i Paris Saint Germain, Mauro Icardi raportohet se nuk ka shqyrtuar asnjëherë transferimin te Napoli
Icardit i është thënë nga Interi se ishte në shitje në fillim të kësaj merkato të transferimeve dhe madje Antonio Conte konfirmoi se argjentinasi nuk ishte pjesë e planeve të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Juventusi dhe Napoli flitej se ishin në garë për transferimin e tij, Icardi iu bashkua PSG-së në ditën e fundit të afatit kalimtar me anë të një marrëveshje në formë huazimi.
Sidoqoftë, Il Mattino pretendon se nuk ka pasur asnjëherë shans që Icardi t’i bashkohej Napolit sepse ai nuk e ka konsideruar klubin kurrë si një opsion.
Ai e shikonte Juven si një prioritet pavarësisht se Aurelio De Laurentiis ishte i gatshëm për të rritur pagën për ish lojtarin e Barcelonës dhe Sampdorias./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...