Ian Wright ka kritikuar ashpër mesfushorin kosovar Granit Xhaka pas paraqitjes së tij në derbin londinez kundër Tottenhamit javën e kaluar.
26-vjeçari ishte shkaktar i disa faulleve dhe dhuroi madje dhe një penalti duke i ndihmuar “Spursve” të marrin epërsinë për 2 me 0 para se “Topçinjtë” të shënojnë një rikthim mjaftë impresiv, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse dy skuadrat ndanë pikët, kjo padyshim se ishte zhgënjyese për Arsenalin marrë parasysh faktin se ishin skuadra nikoqire ndërkohë që synon edhe rikthimin pas një disfate të rëndë kundër Liverpoolit.
Wright shqyrtoi rolin e Xhakës në këtë performancë dhe duket se ashtu siç mund ta dëgjoni duke folur për BBC Sport 5 Live, ai insistoi se reprezentuesi i Zvicrës bënë shumë gabime dhe nuk duhet të jetë kapiten.
“Xhaka nuk duhet të jetë kapiten thjeshtë sepse unë mendoj se ai duhet të fokusohet në lojën e tij sesa të jetë kapiten dhe të ketë gjithë ato përgjegjësi që vijnë me këtë”, ka thënë legjenda e klubit.
Sidoqoftë, trajneri Unai Emery vazhdon të ketë besim në Xhakën dhe vazhdimisht është pjesë e linjës së tij startuese./arbresh.info/
https://twitter.com/5liveSport/status/1168787963699843072
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...