Një vajzë 20-vjeçare, e cila refuzoi të ndiqte këshillat mjekësore për të luftuar diabetin, duke thënë se nuk do të bënte gjipëra, ka ndërruar jetë.
Natasha Horne, nga Middlesbrough, Angli, u diagnostikua me diabet të tipit 1 në Tetor të vitit të kaluar, por nuk pranoi të merrte injeksionin e insulinës. 20-vjeçarja e mbajti sëmundjen të fshehur nga miqtë e saj, nuk shkoi në takimet me mjekët dhe refuzoi të mbante një shirit mjekësor që vë në dijeni njerëzit mbi gjendjen e saj.
Prindërit e saj, Jackie dhe Stephen, thanë se kishin vënë re shenjat e diabetit kur vajza e tyre papritur filloi të humbiste në peshë. Nëna e saj e cila dyshonte se e bija mund të ishte përdoruese e drogës, tha:
“Për një vajzë të mbuluar me tatuazhe dhe piercings, ajo i urrente gjilpërat. Dhe ishte shumë kokëfortë. Nëse nuk dëshironte të bëntë diçka, nuk e bënte”. Babai i saj Stephen tha: “Ajo thjesht nuk i kishte kuptuar pasojat e sëmundjes”.
“Por ajo ishte 20-vjeç, e kishte kaluar moshën ligjore, kështu që përgjegjësia ishte e gjitha e saja. Nuk morëm telefonata për të na njoftuar se ajo kishte munguar në takimet me mjekët. Dhe nuk mund ta detyronim të shkonte në spital”.
Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune që shkakton shkatërrimin e qelizave që prodhojnë insulinë në pankreas, duke parandaluar që trupi të jetë në gjendje të prodhojë insulinë të mjaftueshme për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak.
Nëse sasia e glukozës në gjak është shumë e lartë, me kalimin e kohës mund të dëmtojë seriozisht organet e trupit. Pacientët e diagnostikuar me tipin 1 trajtohen me insulinë.
Sëmundja ndonjëherë njihet si diabeti që prek të rinjtë, por termi konsiderohet si i vjetër, pasi gjendja mund të zhvillohet të njerëzit e çdo moshe.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre