Sipas Centers for Disease Control and Prevention, obeziteti, po shndërrohet në një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë dhe në Amerikë kjo shifër po kap vlera alarmante! Gati 100 milionë të rritur vuajnë nga ky problem dhe të mbajturit një dietë për të rënë në peshë, thjesht nuk mjafton.
Kjo nuk vlen vetëm për njerëzit që janë shumë kilogramë mbi peshë, por edhe për ato gra apo dhe burra që e tejkalojnë pak peshën normale të trupit dhe zgjedhin dietën si mënyrën më të shpejtë dhe efektive për të ardhur në formë. Sipas nutricionistëve dhe ekspertëve, të rënit në peshë është një proces shumë më kompleks dhe më poshtë do rendisim të gjitha arsyet kryesore përse dështoni gjithmonë me dietat.
Një nga problemet më të mëdha me dietat është se ato nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme. Studimet kanë treguar që pesha e humbur përmes dietave është shumë e përkohshme.
Fillimisht mund të humbësh 5 deri në 10 përqind të peshës suaj, por më pas pesha kthehet. Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve rimarrin gjithë peshën, madje edhe disa kilogramë më shumë.
Dieta mund të çojë gjithashtu në sjellje të çrregulluara të ngrënies! Që një dietë të funksionojë duhet të shndërrohet në regjim e prej saj të merrni vetëm zakonet e shëndetshme të të ushqyerit. Oraret e përpikëta, sasinë e moderuar të ushqimit etj.
Shumica e dietave i kushtohet injorimit ose shtypjes së urisë suaj. Në planin afatgjatë, kjo mund t’ju bëjë më pak të përgjegjshëm ndaj ndjesisë natyrore të urisë, e cila nga ana tjetër jua bën më të vështirë për ju të dëgjoni trupin tuaj dhe mbani nën kontroll peshën tuaj. Sandra Aamodt, autorja e “Diets Make Us Fat”, ju jeni më të rrezikuar nga ngrënia emocionale, ngrënia nga mërzia dhe jeni më të prekshëm ndaj sinjaleve të jashtme që ju tregojnë të hani më shumë nga sa dëshiron trupi juaj.
Stresi i dietës mund të shkaktojë sindromën e “ngrënies së tepruar”
Të qenët në një dietë, të ndaluarit veten për të ngrënë është shumë stresuese. Studimet kanë zbuluar se rritja e hormonit të stresit kortizoli lidhet me ngrënien e tepruar. Për më tepër, niveli i rritur i kortizolit gjithashtu mund të bëjë që niveli juaj i insulinës të rritet dhe sheqeri në gjak të bjerë, duke ju bërë të dëshironi ushqime me yndyrë e me sheqer/living.al
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...