Takim emocional i presidentit Penadarovski me mësuesen e tij të parë

13:41 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot zhvilloi një takim emocional me mësuesin e tij të parë, Bokja Palifrovska. Ai i uroi asaj edhe shumë vite jetë në mënyrë që pas disa vitesh ata të takoheshin përsëri.

“Një takim emocional me mësuesen time të parë, Bojka Palifrovska. Kujtuam mësimet e para dhe nxënësit, ndërsa 86-vjeçarja Bojka na mban mend të gjithëve, me emër dhe mbiemër. Një surprizë edhe më e madhe për mua ishin fotot bardh e zi që ajo ende i ruan pas më shumë se 40 viteve. Më tregoi që tashmë për 25 vjet është në pension , dhe se po kalon kohë me fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj. Bojka është dëshmi që ne i kujtojmë për jetë mësuesit tonë të parë. Përveç kujtimeve të bukura, ajo më shërbeu edhe me ca rrush nga oborri i saj. I dëshiroj jetë të gjatë dhe dëshiroj të takohemi përsëri pas disa viteve dhe bisedojmë”, ka shkruar presidenti Pendarovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme