Për herë të parë qysh pas vdekjes së futbollistes Florijana Ismaili, kombëtarja e Zvicrës do të luaj një ndeshje futbolli.
Ismaili do të nderohet para ndeshjes sonte (e martë) kualifikuese kundër Lituanisë, shkruan portali arbresh.info.
Kombëtarja e vashave të Zvicrës do të luaj me Lituaninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021. Por, para se të filloj ndeshja në Lipo Park, stadiumi do të jetë i zhurmshëm.
Në vend një minute heshtje, Zvicra do të nderoj ish futbollisten 24-vjeçare, që vdiq në formë tragjike në qershor, me një duartrokitje të gjatë.
Përveç Ismailit, Zvicrës do t’i mungoj edhe Lara Dickenmann për shkak se 33-vjeçarja ka njoftuar së fundmi pensionimin nga detyra me skuadrën kombëtare.
Zvicra kërkon tri pikë në kujtim ndaj Ismailit sonte nga ora 19:00./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...