Dua Lipa tani sprovon veten edhe në fushën e dizajnimit

13:18 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Këngëtarja me famë botërore nga Kosova, Dua Lipa ka shënuar suksesin e radhës.

Tani ajo në botën e modës është futur me Pepe Jeans London më bashkëpunimin e dizajnimit të veshjeve, shkruan portali arbresh.info.

Ajo ka bërë të ditur se që nga sot koleksioni i këtij dizajni është në shitje.

Në fotot e para të publikuara për këtë firmë, Dua duket e mahnitshme.

Kujtojmë se jo shumë kohë më parë ajo hodhi në shitje parfumin e saj Libre me Yves Saint Laurent./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme