Google ADS

Barcelona raportohet te FIFA?

13:14 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Barcelona me gjasë do të raportohet brenda kësaj jave te zyrtarët e FIFA-s.

Gjiganti katalunas pritet të raportohet nga West Bromi për shkak të dështimit të tyre për të paguar tarifën e transferimit për lojtarin Louie Barry, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni i Spanjës ishte i detyruar për të paguar tarifën prej 230 mijë funta në kompensim për adoleshentin e talentuar.

Siç raportojnë mediat në Angli,  West Bromi ende nuk ka pranuar asnjë cent nga parat që gjiganti në La Liga ua ka borxh.

Prandaj, West Bromi është duke përgatitur një raport kundër Barcelonës në FIFA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme