Mirel Josa ka ndarë rrugët me nënkampionin e Kosovës – FC Prishtina.
Pas raporteve mbrëmjen e kaluar në lidhje me shkëputjen e kontratës, klubi tani ka konfirmuar zyrtarisht se dyshja kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, shkruan portali arbresh.info.
“FC Prishtina dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje, kanë shkëputur kontratën”, shkruan FC Prishtina në njoftimin e tyre. “Mireli, do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli do të kujtohet për kulturën e lartë sportive”
“FC Prishtina, Mirel Josës, i uron sukses në vazhdim të karrierës”
Josa ka drejtuar skuadrën e Prishtinës në 79 ndeshje zyrtare duke fituar 46 prej tyre, barazuar 21 herë dhe duke pësuar 12 humbje.
Klubi njofton gjithashtu se “së shpejti” do të caktohet kryetrajneri i ri./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...