Shoqëria Civile ka kërkuar nga partitë politike që të shpalosin qëndrimet e tyre lidhur me kontratën për Termocentralin “Kosova e Re”.
Këto organizata u kanë dërguar letër partive politike, nga ku kanë kërkuar që të dijnë qëndrimet lidhur me kontratën të cilën këto organizata e konsiderojnë si barrë të rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Ne, grupi i organizatave të shoqërisë civile (Balkan Green Foundation, Insituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore), ju bëjmë thirrje partive politike/koalicioneve në garë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të paraqesin qëndrimin e tyre ndaj kontratës për projektin TC ‘Kosova e Re’.
Sipas vlerësimeve dhe studimeve tona, projekti ‘Kosova e Re’ do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kontrata në të cilën një operatori privat (Contour Global) i garantohet fitimi dhe i eliminohen rreziqet, i mbulohen të gjitha kostot fillestare dhe i garantohet blerja e produktit pa rezervë për 20 vite rresht, përbën asgjë më shumë sesa vënje e potencialit dhe kapitalit publik në funksion të fitimit të një kompanie private. Kontrata, rrjedhimisht, shkelë Kushtetutën dhe legjislacionin që mbron konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg dhe si e tillë duhet anuluar!
Ju rikujtojmë se, i gjithë procesi për zhvillimin e këtij projekti është shoqëruar me jo-transparencë, shkelje ligjore dhe ndryshime të kushteve tenderuese në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, dhe në kundërshtim me vendimin e Kuvendit të Kosovës nr.03-V-272 të 1 prillit 2010 për aprovimin e Strategjisë së Energjisë 2009-2018.
Për më tepër, në tetor 2018, Banka Botërore ka tërhequr mbështetjen për ndërtimin e termocentralit të ri me arsyetimin se termocentrali me qymyr ‘Kosova e Re’, nuk mund të garojë me çmimin e energjisë së ripërtërishme.
Contour Global ka vetëm 30% të vlerës së ndërtimit, shumës së përgjithshme prej 1.3 miliardë, ndërsa 70% do t’i sigurojë me kredi. Në qoftëse jetësohet ky projekt, me termet e nënshkruara nga Qeveria në ikje, Kosova përveq që do të sigurojë kompanisë thëngjillin dhe ujin, do t’ia sigurojë një çmim 10 euro për hektar tokë. Ndërsa, kur të përfundojë ndërtimi i termocentralit, shteti i Kosovës, detyrohet ta blejë energjinë elektrike të prodhuar nga Contour Global me 80 euro për MË. Për ta bërë këtë, Kosova tanimë ka themeluar kompaninë publike ‘Neë Kosovo Electric Company’ (NKEC), e cila do ta blejë tërë energjinë e termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe do t’ia shesë KEDS-it, kompanisë private turke e cila shpërndan energjinë elektrike tek qytetarët e Kosovës.
Kosova dhe qytetarët e saj do të duhet të paguajnë €185 milionë në vit apo €3.7 miliardë për 20 vite për këtë projekt. Paratë për subvencionim do të vijnë nga buxheti i Kosovës dhe tarifat e ngritura për energji elektrike në mënyrë që kompania e re publike NKEC të respektojë kontratën për 20 vite. Subvencionimi prej €3.7 miliardë për 20 vite nga buxheti i Kosovës do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, arsim e shëndetësi.
Andaj, në mënyrë që të vlerësohet angazhimi juaj për mbrojtjen e interest publik, kërkojmë të bëni të njohur qëndrimin tuaj ndaj kësaj kontrate.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës