Google ADS

Insigne jashtë skuadrës së Italisë

12:27 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne ka mbetur jashtë skuadrës së Italisë si pasojë e një lëndimi në muskuj.

Insigne u lëndua gjatë disfatës 4 me 3 të Napolit kundër Juventusit të shtunën, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Futbollit të Italisë konfirmohet se 28-vjeçari ka lënë kampin e “Azzurrëve” në Casteldebole dhe është rikthyer në shtëpi.

Ai tashmë është zëvendësuar në skuadrën e trajnerit Roberto Mancini nga anësori i Freiburgut, Vincenzo Grifo.

Italia luan kundër Armenisë në të enjten në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020 para ndeshjes tjetër tri ditë më vonë kundër kombëtares së Finlandës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme